Nxorri sekretin e gjermanëve, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Artan Shkëmbin

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi, i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Shkëmbi u pezullua nga detyra, pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn.

Sipas informacionit nga gjermanët, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Dosja pritet t’i kalojë gjykatës për shqyrtim. Prokuroria kërkon që Shkëmbi të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra./albeu.com

 

 

Shtuar 16.07.2021 11:51