Nxorri në pritë Endri Mustafën, jepet masa e sigurisë për 15-vjeçarin

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”  për 15-vjeçarin Ergys Malja, i kili akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës.

Gjatë dhënies së vendimit ai nuk ka folur, ndërkohë mbrojtja ka kërkuar masë lehtesuese dhe jo arrest me burg për shkak të moshës.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Mustafa u gjet i vrarë me disa plumba në zonën e Livadhes në Shkodër. Sot, para vendimit, 15 vjeçari që dyshohet se e ka nxjerrë në pritë ka dëshmuar. Ai ka thënë se, e ka vrarë Ibrahim Lici./albeu.com

Shtuar 20.05.2021 13:41