“Nxori kokën jashtë”, qytetari në Tiranë gjobitet se shëtiti qenin me makinë

Një drejtues makine në Tiranë është gjobitur pasi ka lejuar gjatë kohës që udhëtonte që qeni i tij të mbante kokën jashtë dritares.

Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, në gjobën e vënë ndaj këtij drejtuesi mjeti shkruhet se shkak është bërë mënyra se si ka mbajtur qenushin në mjet.

“Është konstatuar dhe provuar me pamje duke transportuar një kafshë shtëpiake të mbajtur në mjet, jo sipas kushteve të përcaktuara në dispozitë”, thuhet në gjobën e vendosur.

Gjoba e vendosur që qytetari duhet të paguajë është 6 mijë lekë të reja./albeu.com/


Shtuar 5.02.2022 22:19