Kanë dalë pamjet nga momenti i krimit në Tiranë, ku Arsen Muskurti vret vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.
Në videon e siguruar nga ABC, Arsen Muskurti afrohet shumë i qetë brenda agjencisë dhe në momentin që ndodhet tek dera, nxjerr nga pas pistoletën, me të cilën më pas kreu krimin e rëndë.
Çifti i bashkëshortëve u ekzekutuan në brendësi të ambienteve të agjecisë së udhëtimeve, që ishte në pronë të tyre.
Pas disa minutave arratie, Arsen Muskurti u arrestua disa minuta pas krimit në zonën e “5 Majit” në Tiranë nga efektivët e policisë dhe forcat speciale RENEA./albeu.com/