Nxënësit infektohen me Covid-19, mbyllet një klasë në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë

Një klasë në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë është mbyllur për shkak se 4 nxënës janë prekur nga Covid-19.

Burime bëjnë me dije se ka qenë kryeinspektori i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri, i cili vendosi mbylljen e klasës se VIII të shkollës 9-vjeçare në Bashkinë e Këlcyrës pasi rezultuan se 4 nga 21 nxënës të kësaj klase rezultuan pozitiv në testet e shpejta të kryera mesditën e sotme.

“Kjo masë ekstreme është marrë për të këputur zinxhirin e transmetimit te nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndroje e mbyllur për 14 ditë”, shprehet Sinojmeri./albeu.com


Shtuar 24.11.2021 13:55