“Nxënësit duhet të përqendrohen”, Holanda ndalon mbajtjen e celuarëve në klasat e mësimit

Telefonat, tabletët dhe orët inteligjente nuk do të lejohen në klasa nga 1 janari 2024, njoftoi qeveria holandeze, duke kërkuar të kufizojë shpërqendrimet gjatë mësimeve.

Përdorimi i pajisjeve do të lejohet vetëm në rrethana specifike, për shembull gjatë kurseve të aftësive dixhitale, për arsye mjekësore ose për personat me aftësi të kufizuara.

“Edhe pse telefonat celularë janë kudo në jetën tonë, ata nuk i përkasin klasës”, tha në një deklaratë ministri i Arsimit Robert Dyckgraaf.

“Studentët duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe t’u jepet mundësia për të studiuar siç duhet. Telefonat celularë janë një shqetësim, sipas kërkimeve shkencore. Ne duhet t’i mbrojmë studentët nga kjo”, shtoi ai.

Ndalimi është rezultat i një marrëveshjeje ndërmjet ministrisë, shkollave dhe organizatave kompetente.

Shkollat mund të gjejnë mënyrën e tyre për të zbatuar ndalimin, tha Dyckgraaf, por ato do të ndjekin veprime ligjore nëse kjo nuk jep rezultate të mjaftueshme deri në verën e vitit 2024.


Shtuar 4.07.2023 16:12