“Nxehen” gjakrat në Komisionin e Sigurisë, Salianji godet tavolinën me grusht, Naço: Nuk më lëviz qërpiku prej teje!

Sot u mbajt në Komisionin e Sigurisë seancë dëgjimore për për raportin vjetor për veprimtarinë vjetore 2022 të SHISH.

Në Komision prite të flasë drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetërpr, Vlora Hyseni, pasi deputetët e PD-së kanë kërkuar sqarime nga ajo në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Por debatet nuk kanë munguar as këtë herë.

Teksa deputetët e PD-së kanë kërkuar fjalën për procedurë, kreu i Komisionit Nasip Naço iu ka thënë se janë në depresion.

Ky reagim i Naços, solli edhe indinjimin e Salianjit, i cili goditi me grushte tavolinën. Naço iu përgjigj duke i thënë se nuk frikësohet nga ky veprim.

Pjesë nga debati

Nasip Naço: Ja kam dhënë fjalën zonjës për ta pyetur

Ervin Salianji: Respektoni rregulloren dhe na jepni fjalën

Nasip Naço: Seanca është me dyer të mbyllura

Ervin Salianji: Do shpjegon votën time kundër (Godet me grusht tavolinën)

Nasip Naco: Ti kujton se më lëviz ndonjë qerpik! E më frikëson mua!

Ervin Salianji: Po ti kujton se…po mirë nuk ke për të bërë mbledhje, shko bëjë në një sallë tjetër. Me kë talleni ju

Nasip Naço: 5 minuta pushim, seanca do vazhdoje më ata që kanë certifikatë sigurie, kush nuk ka të largohet nga salla


Shtuar 19.06.2023 12:50