“Nuredin Dumani ka folur dhe për ngjarje të tjera”, Klodiana Lala: Priten arrestime të tjera

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Nuredin Dumani ka folur për ngjarje të tjera kriminale dhe se do të ketë arrestimet të tjera.

E ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit”, Lala tha se bëhet fjalë për njerëz shumë të rëndësishëm të botës së krimit.

Nga ana tjetër, gazetari Atan Hoxha, theksoi  se disa nga personat që janë në kërkim pas rrëfimeve të Dumanit, ndodhen në Shqipëri, ndërsa të tjerë janë larguar.

Klodiana Lala: Patjetër do të ketë arrestime të tjera. Dumani ka folur për ngjarje të tjera. Janë njerëz shumë të rëndësishëm të botës së krimit.

Po ata që janë në kërkim, u kap ndonjëri? Ku mendohet se janë?

Klodiana Lala: Ta thotë Tani atë…

Artan Hoxha: Një pjesë janë këtu një pjesë janë jashtë…

Shtuar 27.06.2022 23:18