Numërohen mbi 60% të kutive në vend, PS thellon hendekun me PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin më të fundit të të dhënave, teksa kanë kaluar rreth 20 orë nga hapja e procesit të numërimit.

Në total janë numëruar 3255 nga 5199 kuti, rreth 60.2%, dhe rezultati vijon si më poshtë:

Partia Socialiste 48.79 % ose 461428 vota.

Partia Demokratike 39.32 % ose 371826 vota.

LSI 6.88 % ose 65056 vota.


Shtuar 26.04.2021 19:09