“Nuk votojnë, janë me Jehovain”, komentet më pikante të patronazhistëve: E rregullojmë në punë si edukatore

SPAK ka nisur hetimet për databazën e bërë publike pak ditë më parë në media, ku Partia socialiste kishte mbledhur të dhëna personale dhe private për cdo njeri në Tiranë.

Dosja e bërë publike kishte të dhëna mbi qytetarët nga “patronazhistët” e vendosur cep më cep Shqipërisë.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë nga SPAK, cdo ditë në media publikohen fakte skandaloze se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe investiguar për prirjet e tyre politike.

Por cilat janë disa nga komentet më pikante që patronazhistët e PS-së nga puna në terren me votuesit kanë nxjerrë. Ato vijojnë nga më të ndryshimit që nga ndalimi për të votuar për shkak të fesë e deri tek kërkesat për legalizime apo ndërtim banesash për të dhënë votën ndaj Partisë Socialiste.

Nuk mungojnë as komentet raciste dhe diskriminuese. “Romë dhe në të gjitha zgjedhjet janë blerë”.

Një koment tjetër është “nuk votojnë janë me Jehovain”.

Ndërkohë ka dhe nga ata votues që patronazhistëve u kanë thënë që do votojnë Partinë Socialiste vetëm ngaqë dikush tjetër në familje është me ta. “Votues i PD premton se do votoj PS vetëm për hatër të dajës”

Po ashtu ka edhe komente që lënë vend për dyshime dhe për blerje të votës qoftë edhe me vendin e punës: “Votojnë PS nëse e shoqja e Albert Delipit rregullohet në pozicionin e punës si edukatore”

“E ka punësuar LSI -ja, është në listën e ritakimeve nga patronazhuesi” thuhet në një koment tjetër.

 

 


Shtuar 17.04.2021 09:57