Nuk u ndez kapsolla! Përpjekja për shpërthimin e fabrikës së Çimentos në Durrës me 50 kg tritol, roja u lidh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 14 në Durrës ku u tentua të shpërthehej fabrika e çimentos e cila ishte në pronësi të dy shtetasve gjermanë.

Autorët e krimit kanë lidhur fillimisht rojen e objektit brenda në godinë, e më pas kanë vendosur tritolin në vende të ndryshme të objektit me qëllim shkatërrimin e tij.

Fatmirësisht tritoli i vendosur nuk ka shpërthyer duke bërë të mundur shmangjen e një tragjedie të rëndë.

Kjo për shkak se bateria elektrike e vendosur për të aktivizuar tritolin, ka qenë me fuqi tepër të vogel në krahasim me sasinë e madhe të tritolit të vendosur.

Një sasi e tillë tritoli kemi dëgjuar të përdoret vetëm në shpërthimet e kontrolluara nga shteti për rrëzimin e pallateve shumëkatësh.

Më poshtë po ju ofrojmë të lexoni edhe dëshminë e rojes së objektit i cili ishte present në ngjarje./albeu.com/


Shtuar 18.08.2021 13:29