Nuk u ndal për kontroll, policia franceze vret shoferin e mitur

Në Francë ka nisur një hetim për të shtënat me armë zjarri ndaj një adoleshenti nga efektivët e policisë, incidenti është filmuar edhe në video.

Të martën herët në mëngjes në Nanterre, Paris, oficerët e policisë i kërkuan një djali 17-vjeçar të ndalonte për shkeljen e rregullave të trafikut, të paktën sipas autoriteteve.

I riu nuk pranoi dhe u përpoq të largohej. Më pas policët e qëlluan dhe e plagosën rëndë.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta shpëtonin, por i riu ndërroi jetë.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pasagjeri i parë u arratis, por i dyti, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se dy efektivët ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit nga dritarja dhe më pas e qëllon ndërsa ai po largohej.


Shtuar 27.06.2023 20:16