LSI ka dorëzuar sot anikimet e para për procesin e 25 Prillit, duke mos u pajtuar kështu me rezultatin e zgjedhjeve.
Ka qënë kryetarja e partisë, Monika Kryemadhi që ka publikuar ankimimin teksa shprehet se me vigjilencë dhe qetësi, do i shkojnë deri në fund të vërtetës.
” Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë”, shkruan Kryemadhi.