Nuk pajtohet me rezultatin, LSI ankimon zgjedhjet edhe për qarkun Korçë e Vlorë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e  Korçës dhe Vlorës, duke kërkuar kështu shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

Ankimimi është depozituar në KAS, ku ndër të tjera kërkohet ndryshimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatin e votimit në Gjirokastër

Më herët, partia e Monika Kryemadhit ka dorëzuar kërkesën edhe për qarkun e Gjirokastrës dhe Beratit.

 


Shtuar 10.05.2021 14:34