Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur. Policia e Tiranës ka arrestuar një 30 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait. Gjithashtu ka referuar materialet ndaj të vëllait të autorit, pasi 24-vjeçari i ka dalë në ndihmë të atit dhe ka goditur me grusht 30-vjeçarin.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. G., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për vëllanë e tij, shtetasin Xh. G., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi A. G. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tyre, ndërsa shtetasi Xh. G. ka goditur me grusht, shtetasin A. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/