Situata e zjarreve në Shqipëri vazhdon të jetë serioze.
Së fundmi një vatër e re zjarri ka rënë mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Mësohet se flakët kanë përfshirë Bjeshkët e Arrnit në Kukës, pranë tunelit.
Vendi ynë ndodhet në një situatë të vështirë me zjarret që prej disa ditësh. Më problematike deri më tani shfaqet situata në Gjirokastër ku ka prezente disa vatra në fshatra të ndryshme të Antigonesë.
Një ditë më parë në Gjirokastër u regjistrua viktima e parë nga flakët në Shqipëri. Ai ishte Andrea Haxhiaj, i cili nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra nga flakët.