Netët e nxehta të verës e bëjnë praktikisht të pamundur gjumin. Shpesh lexojmë se të lagësh pizhamet me ujë, çarçafët, apo të ajrosësh dhomën bën të mundur largimin e vapës, por ka dy gjëra që e rrisin temperaturën gjatë gjatës. E para është tretja e ushqimeve dhe i dyti dehidratimim. Ja cilat janë dy gjërat që duhet të bëni që të flini rehat netëve të verës.
Pi ujë të ftohtë
Për të ndihmuar freskinë e trupit, është shumë e rëndësishme të mos e lësh metabolizmin të dehidratohet, ndaj duhet të konsumojmë shumë ujë gjatë verës. Po ashtu, mund të mbani një shishe apo kanë me ujë të ftohtë pranë shtratit në mënyrë që të gjatë natës të pini aq sa keni nevojë. Kështu ulet edhe nxehtësia e trupit dhe gjumi bëhet më qetë.
Konsumoni ushqime të lehta në darkë
Pasi ke ngrënë ushqime të rënda gjatë ditës, metabolizmi është mësuar të punojë dhe këtë gjë do të kërkojë të bëjë edhe gjatë natës. Por kjo mund të shkaktojë rritjen e temperaturës së trupit, meqenëse ushqimi është ende në proces tretjeje. Provoni të hani ushqime më të lehta gjatë darkës, në mënyrë që trupi të tretë më pak dhe kur të flini do të ndiheni më të freskët. Fruta dhe perime të gjalla kërkojnë më pak energji metabolike për të tretur se sa proteina dhe yndyra, kështu që këto janë zgjedhja ideale për darkën.