“Nuk lejojmë që dera e NATO-s të mbyllet, Meta shpërndan mesazhin e Boris Jonson (FOTO LAJM)

Presidenti i republikës Ilir Meta ka shpërdarë në faqen e tij në Facebook mesazhin e kryeministrit britanik Boris Jonson.

Në mesazhin e tij, kryeministri britanik shkruan se Perëndimi nuk do të lejojë që dera e NATO-s të mbyllet për vendet që duan të jenë pjesë e organizatës.

 Postimi i Metës:

Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. #MSC2022

“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”./albeu.com/


Shtuar 20.02.2022 17:18