Nuk komunikonin me telefon, xhaxhai zbulon si merrej vesh me Vis Martinajn

Të tjera detaje dalin nga zhdukja e të shumëkërkuarit të policisë Ervis Martinaj.

Familjarët e tij, nëna dhe xhaxhai, Faik Martinaj kanë shkuar në policinë e Kurbinit ku ka bërë denoncimin për zhdukjen e Visit, pasi prej 3 ditësh nuk kishin me asnjë kontakt me të.

Xhaxhai i Ervisit, Faik Martinaj ka dëshmuar në polici se njoftimin për zhdukjen e nipit të tij ia ka dhënë një i afërm i tyre nga Puka.

Në këtë moment ai ka zbuluar se me nipin nuk komunikonin me celular për shkak se ai ishte në kërkim ndërkombëtar, por nëpërmjet të afërmve që kishin kontakte fizike me të./albeu.com