Nuk kishte kushte për raste emergjence, 2 milion lekë gjobë magazinës ku vdiq Arjan Sala

Qendra Tregtare “Casa Italia”, brenda magazinës së të cilës ndërroi jetë Arjan Sala është gjobitur me dy milionë lekë të vjetra. Mësohet se shërbimet zjarrfikëse kanë dalë në përfundimin se magazine që u përfshi nga flakët nuk kishte kushtet e duhur për tu mbrojtur në raste emergjence dhe për këtë arsye është gjobitur biznesi dhe prornari Pëllumb Alimadhi.

Sot u publikua edhe ekspertiza ku lexohej qartë shkaku që solli zjarri masiv dhe rezultoi të ishte një shkëndijë elektrike.

Ka qenë një neon i vjetër që ka shkaktuar shkëndijën elektrike që ka sjellë zjarrin masiv duke shkaktuar edhe vdekjen e Arjan Salës, i cili u vetësakrifikua për të shpëtuar punëtorët që ndodheshin në magazinë.

Konkluzionet përfundimtare të ekspertizës kanë zbuluar se neoni ishte i amortizuar dhe në pjesën më të madhe qëndronte i tejnxehur dhe ndodhej shumë pranë një dollapi me rroba sintetike. Si pasojë e shkëndijës, rrobat aty pranë morën flakë dhe zjarri u përhap në mënyrë masive në të gjithë magazinën


Shtuar 30.04.2021 19:05