Edhe dita e sotme ka nisur e nxehtë, me rreth një gradë më shumë nga dje. Në të gjithë territorin, në të gjithë ballaknin. Në pjesën e mirë të mesdheut kemi temperatura mjaft të larta ku tejkalohet 40 gradë.
Ditën e sotme jemi shumë pranë 40 gradëve. Në zonat malore termometri luhatet nga 16-37 gradë celcius. Në zonat perëndimore nga 20-40 gradë. Era do të jetë me shpejtësi të lehtë, herë pas here mesatare me drejtim perëndimor.
Për tre ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit të nxehtë. Nesër presim zhvillim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës. Kryesisht në veri dhe në zonat lindore, ku do të ketë momente të shkurtra me reshje shiu.
E premtja dhe e shtuna do të jenë kryesisht me diell. Termometri në orët e mëngjesit nuk shënon ndryshime. Këto dy ditë, pra e premtja dhe shtuna do të sjellin dy gradë më nxehtë, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Pra korriku vjen me 40 gradë celcius në dy ditët e para. Nga ora 11-16 është edhe koha ditore ku është piku i temperaturave të larta dhe maksimumi i rrezatimit diellorë, ora më problematike e ditës./albeu.com/