Nuk kanë të ndalur zjarret, digjen dhjetëra hektarë kullota në Gjirokastër

Pas disa orësh është fikur zjarri në fshatin Lopës në bashkinë e Tepelenës.

Raportohet se nga zjarri ka dëme të konsiderueshme në kullota, ku përllogaritet se janë djegur dhjetëra hektarë.

Zjarri ra pasditen e djeshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Era e forte e mbrëmjes favorizoi përhapjen e flakëve gjate natës.

Terreni i vështire dhe largësia e madhe vështirësuan ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.


Shtuar 24.09.2023 09:24