“Nuk kam ngrënë, nuk kam pirë”, Elsa Lila dhe Rama kujtojnë grevën e urisë së PS: Çmenduri fantastike

Elsa Lila ka folur për karrierën e saj dhe ngjarjet e kohëve të fundit teksa ishte e ftuar në podcastine kryeministrit Edi Rama, “Flasim”.

Bashkë me kryeministrin, ata kujtuan vitin 2010 kur Elsa Lila iu bashkua grevës së urisë që organizoi atëherë Partia Sociale për çështjen e zgjedhjeve të 2009.

PS, në atë kohë në opozitë, me në krye Edi Ramën, vinte në qendër të kauzës së saj transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, si dhe hapjen e kutive të votimit. Këngëtarja e konsideroi ‘eksperiencë fantastike’, kryeministri Rama e konsideroi ‘çmenduri fantastike’.

Lila foli edhe për arrestimin e saj në Itali, ku kaloi dy muaj në qeli. Ajo u arrestua pasi u akuzua si pjesëtare e një grupi të trafikut të drogës. e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj.

“Dy muaj në burg dhe dy javë në izolim në një dhomë pa dritare pa pasqyrë. Ditët janë të gjata nuk mbarojnë kurrë. Nuk ke sensin e orës. Orientohesha me vaktet që servireshin. Nuk kishte as dritë dielli. Është një moment kufiri kur ti e di që je e pafajshme e do të dalësh që aty e kohën e shpenzon për të menduar spiritualisht për të arritur një shkallë më lart ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më.

Nuk kam ngrënë, nuk kam pirë. Nuk kam fjetur në krevat. Kam qëndruar në karrige. U mundova dhe ta dua atë dhomë që të mos shqetësohesha shumë. Muret ishin me emra, data, poezi. Kishte shumë për të parë dhe fantazuar. Kishte shumë energji të lënë aty brenda. E përdora si mjet për meditim dhe jo mjet autoshkatërrimi”, tha këngëtarja.


Shtuar 11.11.2023 09:29