Nuk ka më dyshime! Piloti Babis u ndihmua nga dikush për vrasjen e gruas

Piloti grek Babis Anagnostopoulos nuk e ka vrarë i vetëm bashkëshorten e tij, Caroline Crouch.

Hetuesit e Policisë greke janë të bindur se Babis Anagnostopoulos nuk ka vepruar i vetëm për të vrarë bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline Crouch. Shumë herë është përfolur për një ndihmës të pilotit por tani dyshimet janë të qarta si kristali, dikush e ka ndihmuar.

Dëshmia e këshilltares së shëndetit mendor Eleni Mylonopoulou, ka sjellë indikacione serioze se Babis ndihmohej nga dikush. Ajo ka rrëfyer se gjatë kohës që Babis mbahej në kontroll nga Policia, dikush e telefonte dhe i kërkonte që të mos tregonte asgjë nga ato që kishte mësuar për ta në seancat në çift.

Tani mbetet për t’u parë se cili ishte personi që ndihmoi grekun të vriste nënën e vajzës së tij dhe ç’është më e rëndësishmja, cila ishte arsyeja?


Shtuar 3.08.2021 10:17