Nuk ka “make up” që i bën derman Ramës pa hequr këta të dy

Pasi u përball me furinë e studentëve dhe të një numri të madh qytetarësh për shkak të politikave të tij të mbrapshta në shërbim të oligarkëve gjatë vitevetë fundit, kryeministri Rama po bëhet gati të bëjë disa “kurbane” në qeverinë e tij, si e vetmja mënyrë për t’i përmirësuar pak imazhin kabinetit në dukje të ri, por tejet te lodhur Rama 2.

Sigurisht që “make up-i” pritet të fillojë nga sektorët ku ka marrë më shumë kosto, ndër të cilët spikat ministria e Damian Gjiknurit që brenda një javë “shkëlqeu” me dy super skandale me vlerë 30 milion euro me kompaninë fantazëm DH Albania.

Nuk mbetet më pas edhe Arben Ahmetaj, i cili me firmën e tij ka lehtësuar ndjeshëm mbushjen e xhepave për oligarkët në kurriz të shqiptarit të varfër dhe mesatar. 

Në këto kushte, sado “make up” të bëjë Rama, një përpjekje e tillë nuk do të ketë sukses nëse nuk zëvendëson dy ministrat që i kanë shkaktuar më shumë kosto shqiptarëve gjatë viteve të fundit. /albeu.com/


Shtuar 24.12.2018 10:12