“Nuk ka kohë. Po sikur kjo të ishte vajza jote?”, Familjarët e pengjeve ndërpresin fjalimin e Netanyahut

Anëtarët e familjes së pengjeve kanë ndërprerë Benjamin Netanyahun gjatë një seance të posaçme të parlamentit sot.

Ata bërtisnin “nuk ka kohë” dhe “tani, tani, tani” teksa mbanin në duar postera dhe tabela me emrat dhe fotot e të afërmve të tyre.

Mesazhet e shkruara mbi to përfshinin “po sikur kjo të ishte vajza jote” dhe “80 ditë, çdo minutë është si ferr”.

Kryeministri tha se ai “do të tundë çdo pemë dhe do të kthejë çdo gur për të rikthyer të gjithë të rrëmbyerit”.


Shtuar 25.12.2023 21:19