“Ky është vetëm fillimi”, Netanyahu: Po godasim armiqtë tanë me një forcë të paprecedentë

Kryeministri i Izraelit , Benjamin Netanyahu u është drejtuar një mesazh të ri qytetarëve izraelitë.

“Sot të gjithë e dinë se ne po luftojmë për atdheun, po luftojmë si luanë ”, tha kryeministri izraelit.

“Ne po i godasim armiqtë tanë me forcë të paprecedentë, ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se Izraeli ka “mbështetje të madhe ndërkombëtare”.

“Ne do ta eliminojmë Hamasin dhe do të sjellim fitoren, por do të duhet kohë. Nga kjo luftë do të dalim më të fortë se kurrë”, theksoi ai.

Është hera e parë që Netanyahu i drejtohet kombit të shtunën, një festë për hebrenjtë në të cilën ata kufizojnë çdo aktivitet. Sqarohet se festa e Shabatit fillon për hebrenjtë pasditen e së premtes dhe përfundon të shtunën në mbrëmje.


Shtuar 13.10.2023 20:58