Nuk ka festime Krishtlindjesh! Holanda nga nesër “lock down” për shkak të Omicron

Holanda ka njoftuar “lock down” për Krishtlindje mes shqetësimeve për variantin e koronavirusit Omicron.

Dyqanet jo thelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të mbyllen të paktën deri në mes të janarit.

Kryeministri Mark Rutte tha se kufizimet ishin “të pashmangshme”.

Vendet në të gjithë Evropën kanë shtrënguar kufizimet ndërsa varianti me mutacion të madh përhapet.

Rregullat e reja në Holandë, të cilat hyjnë në fuqi të dielën, u njoftuan pas një takimi midis qeverisë dhe ekspertëve të shëndetësisë.

“Holanda po mbyllet përsëri. Kjo është e pashmangshme për shkak të valës së pestë që po na vjen me variantin Omicron,” tha Rutte në një konferencë për shtyp./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 19:27