Nuk ishte “gangsterja” e Bilishtit, ja kush e dogji makinën e 34 vjeçarit në Bilisht

Ditën e djeshme një makinë është gjetur e djegur në Devoll në pronësi të shtetasit M.B 34 vjecar.

Ky i fundit akuzonte motrat Arapi autoret kryesore të kësaj ngjarje.

Por policia ka njoftuar ditën e sotme se nuk kanë qenë motrat Arapi por makina është djeguar nga shtatastit Durim Sefa dhe Resmi Sefa, ky i fundit i shpallur në kërkim.

Njoftim policie

Devoll/Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i një .

Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, vihet në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 11.10.2022 15:58