Ish-kapiteni dhe simboli i Romës, Francesco Totti ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga Ilary Blasy. Në një rrëfim për “Corriere della Sera”, Francesco Totti ka thënë të vërtetën e tij për ndarjen nga bashkëshortja.
“Nuk isha unë ai që tradhtova i pari”, argumenton fort ish-kapiteni i Romës, duke nënvizuar se vjeshtën e kaluar gjeti mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij, pasi thashethemet për lidhjen e Ilarit me një burrë tjetër i kishin rënë në vesh disa muaj më parë. Duke u ndalur te lidhja e tij e re me Noemi Boçhi, Totti tha se kishin qenë miq si fillim. “Pas Vitit të Ri”– konfirmon Totti – “u bë histori dhe u konsolidua në mars 2022”.
Me Ilaryn shpjegon Totti “ne kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka u prish. Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por unë kisha vuajtur për disa kohë”. Për sa i përket videove që tregonin familjen e mbledhur në restorant për të heshtur thashethemet e ndarjes, ai pranon se ishin bërë për të shpëtuar martesën. “Ne u përpoqëm pak, por jo plotësisht. Askush nuk donte të provonte asgjë më shumë. Le të themi se nuk ishte dhe nuk është një përpjekje e madhe.”, tha ai.
“Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin thashethemet: që Ilary ka një tjetër. Në të vërtetë, më shumë se një. Mua më dukej e pamundur. Përkundrazi gjeta mesazhet”. Dhe shton: “Nuk kisha spiunuar kurrë në njëzet vjet, as telefoni i saj dhe as ajo nuk ma kishin lënë vend për të dyshuar. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. Dhe pashë se ka qenë një person i tretë, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Ilarit dhe një tjetri”, emri i të cilit Totti nuk ia përmend. “Mos më lejoni t’ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja. Ishte një tronditje. Ilary kishte dikë tjetër.
“Për fëmijët kërkova një marrëveshje. Nuk doja të përfundoja në gjyq. Kështu që i propozova Ilaryt që të mendonim për fëmijët. Mendova t’ua linim shtëpitë fëmijëve dhe të shkonim secili 3 ditë me radhë që ata mos të ishin me valixhe nëpër duar. Por Ilary tha ‘jo’. Kështu që unë propozova të ndaja shtëpinë, në fund të fundit është e madhe. Ose të merrja një tjetër”, pohoi Totti.