“Nuk isha i lodhur”, Mirlind Daku: I lumtur që Silvinjo më besoi rolin e titullarit

Për sulmuesin Mirlind Daku barazimi ndaj Ishujve Faroe ndodhi për shkak se kundërshtari u mbyll në mbrojtje. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, Daku u shpreh:

Ndeshja e parë si titullar? “Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë, kur të beson trajneri në një ndeshje kualifikuese. Ndonëse kualifikimi ishte arritur, përsëri ka përgjegjësi, më bëri të ndjehem mirë.

Goli mungoi, pse? “ Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbin dhe ishin bllokuar mirë. Kjo ndeshje mund të ishte zhbllokuar nga ndonjë sekuencë apo goditje këndi, pasi bënë bllok. I patëm rastet tona, por as unë nuk i shfrytëzova mirë, pasi një gol do kishte mjaftuar për ta zhbllokuar këtë takim .”

Pjesa e parë e mirë, e dyta më e qetë, a u ndjetë i lodhur? “Jo nuk isha i lodhur, pasi i kam minutat nga ekipi im. Megjithatë nuk ishte ndeshje e lehtë, pasi pati goxha duele ajrore dhe shpenzon shumë energji dhe është normale që të ndjehesh edhe i lodhur.”


Shtuar 20.11.2023 23:41