Nuk i ka rezistuar bukurisë, Gates kërkon të blejë ishullin pranë Shqipërisë (FOTO LAJM)

Milarderi amerikan Bill Gates kërkon të blejë një kompleks ishujsh të vegjel fare pranë Shqipërisë.

Kanë qenë pushimet e fundit që ai zhvilloi në Greqi që kanë tërhequr vëmendjen e Gates, i cili ka mbetur i mahnitur prej bukurisë së këtyre ishujve.

Ai e ka porositur stafin e tij që të fillojnë menjëherë negociata për blerjen e disa ishujve të njohur si Petalia, të cilat ndodhen pranë ishullit të Korfuzit.

Sipas mediave greke, Gates do të bëhet pronari i ardhshëm i Petalia, duke disbursuar 26 milionë euro.

I vetmi informacion i vlefshëm për udhëtimin e Gates në Greqi është se ai mbërriti me një fluturim privat të premten më 27 maj, u vendos përkohësisht në Britaninë e Madhe dhe të nesërmen vonë pasdite vizitoi Akropolin.

Shtuar 6.06.2022 17:08