Nuk i hani qepët? Njihuni me vlerat e jashtëzakonshme shëndetësore të tyre

Qepët janë një përbërës shumë i nevojshëm jo vetëm në kuzhinën tonë por edhe në atë ndërkombëtare.

Pothuajse të gjitha recetat tipike shqiptare përmbajnë qepë. Ndonëse shumë prej nesh nuk i pëlqejnë, përfitimet që marrim prej tyre janë të jashtëzakonshme. Këtë e kanë konfirmuar dhe ekspertët.

Qepët janë të mira për zemrën pasi përmbajnë flavonoidë, të cilat i bëjnë mirë zemrës dhe pakësojnë rrezikun e sëmundjeve që i kanosen asaj.

Gjithashtu përmirësojnë tretjen, forcojnë kockat dhe luftojnë inflamacionin. Përmbajtja e lartë e vitaminës C tek qepët e njoma promovon një sistem të shëndetshëm imunitar./albeu.com


Shtuar 22.10.2022 19:34