Nuk i dalin llogaritë! Jozefina Topalli reagon për Kuvendin e Bashës: 1700 veta në sallë e 5004 delegatë?! (FOTO LAJM)

Sot në Pallatin e Kongreseve Lulzim Basha, kryetar I PD organizoi Kuvendin Kombëtar pas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës.

Në këtë Kuvend, sipas organizatorëve morën pjesë 5004 delegatë ndërkohë në Kuvendin e 11 dhjetorit të ish-kryeministrit Sali Berisha, morën pjesë 4934 delegatë.

Në bazë të shifrave të publikuara nga të dy Kuvendet Kombëtare brenda PD, duket sikur Lulzim Basha ka mbledhur më shumë delegatë nga 7600 që janë gjithësej.

Kjo kontraditë në shifra është komentuar edhe nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila shkruan se:

“Lulzim Bashës I dalin 5004 delegatë edhe pse në sallë nuk ka më shumë se 1700 vetë. I bie një kolltuk rrijnë 3 vetë. Metamaticieni im…”- shkruan me ironi Topalli duke iu referuar shifrave të Kuvendit të 18 dhjetorit.

POSTIMI I PLOTË I JOZEFINA TOPALLIT:

Matematicieni im! Interesant

Lb i dalin 5004 “delegate” edhe pse ne salle nuk ka me shume se 1700 vete. I bie qe ne nje kolltuk rrijne 3 vete! Gjithmone i dalin me shume vota se delegate.

Njelloj i dolen edhe ne 2018. Neser do ju tregojme letrat tha LB. Ahahha… /albeu.com/