Varinti “Delta” i COVID-19 ka rizgjuar frikën e një kolapsi tjetër nga ky virus që ende tmerron botën.
Sipas një studimi të fundit në SHBA, tregon se Moderna është vaksina më efektive ndaj këtij varianti të ri i cili deri më tani është më i rrezikshmi dhe më i transmetueshmi.
Në një krahasim me Pfizer-BioNTech, Moderna ka treguar një mbrojtje më të lartë.
Të dhënat e studimit:
Të dyja vaksinat ishin shumë efektive ndaj versionit tradicional të Covid-19 me një efektivitet prej 90% pas marrjes së dy dozave. Studimi i kryer nga Mayo Clinic tregon se me hyrjen e variantit Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, efektiviteti i vaksinave u ul.
Kështu që sipas studimit vaksina Pfizer- BioNTech ra në një efektivitet prej 42% ndaj variantit Delta ndërsa Moderna është 76% efektive ndaj këtij varianti.
Studimi mori për kampion rreth 50 mijë pacientë. Nuk dihet saktësisht çfarë e ka shkaktuar këtë rënie të efektivitetit të vaksinave. Izraeli që ka vaksinuar shumicën e popullsisë me vaksinën Pfizer- BioNTech ka vendosur që personat mbi 60-vjeç të marrin një dozë të tretë. Edhe vende të tjera po marrin në konsideratë dhënien e një doze të tretë. /albeu.com/