“Nuk fshihet burri pas derës”, Belind Këlliçi -Bashës: Dil nga bunkeri, zgjohu dhe garo

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili është përjashtuar nga Partia Demokratike, ka bërë një reagim mbrëmjen e sotme ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Këlliçi i kërkon Bashës të mos fshihet në bunker, por të dalë dhe të garojë për kryetar partie.

“Nuk fshihet burri pas derës.

Mos u bëj frikacak se ishe kandidat për kryeministër.

Dil nga bunkeri se je shkëputur nga realiteti. Ke humbur zgjedhjet dhe je shkarkuar nga partia jote.

Zgjohu dhe garo. Fito me votë dhe jepi të drejtë vetes. Dhe mos na lodh kot me deklarata trimërie nga bunkeri”, shkruan Këlliçi./albeu.com


Shtuar 13.01.2022 19:03