Nuk fshihen më! Aleksia Peleshi publikon videon me Romeon (VIDEO)

 Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia është shfaqur për herë të parë në publik dhe hapur në krah të aktorit Romeo Veshaj. Ka qenë Peleshi që ka publikuar një video ku shihet në një makinë me Veshajn.

Me një muzikë në sfond, dyshja shihen të qetë krah njëri-tjetrit, por nuk dihet se për ku janë nisur.

Këto janë pamjet e para që publikohen hapur në rrjet pas shumë e shuëm fotove ku dyshja janë munduar të mbulojnë njëri-tjetrin. Romeo Veshaj është angazhuar edhe në skuadrën e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë gjithë fushatës ai është parë krah Damian Gjiknurit.


Shtuar 2.05.2021 22:05