Nëndetësja “Titan”, me 5 persona në bord, e cila u nis për të eksploruar “Titanikun” ditën e diel dhe nuk u kthyer më, pati një fund tragjik.
Ditën e djeshme, 5 anëtarët e ekuipazhit u deklaruan të vdekur pasi besohet se “Titan” shpërtheu për shkak të presionit të lartë.
Konspiracionisti nga Kosova, Arianit Sllamniku mendon se ngjarja nuk ishte e rastësishme. I ftuar në “Abc”, Sllamniku tha se nuk ishte rastësi që tragjedia ndodhi pikërisht në vitin 2023.
Sipas tij mjafton të bëhet një llogari e satës kur u mbyt “Titaniku” dhe e kupton lidhjen.
“Pse pikërisht vizita e Titanikut të bëhet me një nëndetëse të tillë në vitin 2023 dhe jo në vitin 2022, 2021, 2020 apo vitin e ardhshëm 2024. Ju lutem, mblidhni numrat e datës së fundosjes së Titanikut dhe çfarë numri na jep në fund. Pra, 15.04. 1912-> 1+5+0+4+1+9+1+2=23. Pra, data e fundosjes së Titanikut, na jep vitin e “skandalit”, ose fundosjes së dytë të “Titanikut” te vendi ku u mbyt anija gjigante. Rastësi apo jo? Te shqiptarët zakonisht qëndron kjo arsye, e shpjegimit të ngjarjeve si rastësi. Në këtë botë nuk ka asnjë ngjarje rastësore”, tha ai./Albeu.com/