Nuk është nga dora e Aurelës, Basha zbulon ushqimin e tij të preferuar

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë në Kukës ku ka takuar nga afër banorët për tu njohur më nga afër me problematikat e tyre.

Para se të largohej, ai është ndalur te një familje ku dhe ka konsumuar drekën me ushqime tradicionale të kësaj zonë.

Pjesë nga biseda me zonjën e shtëpisë:

Lulzim Basha: Çfarë po përgatit aty?
Midie Gjana: Ja, fli.
Lulzim Basha: Fli? Flinë e famshme. Kjo është tradita e trevës.
Midie Gjana: Kjo është më e preferuara e zonës.

Lulzim Basha: Edhe unë e kam shumë të preferuarën timen.
Midie Gjana: Andej nga ju ka byrek.

Zonja që e mirëpriti në shtëpi diskutoi me Bashën problemet si papunësia, çmimet e shtrenjta, rroga e ulët.

Basha u shpreh se qeveria e ardhshme do të investojë në infrastrukturë, në mënyrë që të kthejë vëmendjen e turistëve europian dhe sipërmarrjeve vendase për të investuar në Kukës.

“E para e punës infrastruktura e dyta duhet me pas një klimë biznesi pozitive. Se edhe të huajt mund të vijnë të investojnë por edhe djemtë tuaj, fëmijët tuaj që kanë ikur në emigracion mund që kursimet e tyre t’i kthejnë këtu e të investojnë.

Njësoj si shtëpia që do drejtimin edhe vendi do qeverinë, prandaj po ta marr shembull Kosovën sepse atje qeveria i ndihmon me grante, i ndihmon me kredi të buta. E ndërtojnë një bujtinë, e ndërtojnë një restorant, e ndërtojnë një hotel, shkojnë turistët. Sa prej Shqipërie shkojnë verë për verë dëgjoj madje dhe gjatë dimrit shkojnë në bjeshkët e Kosovës dhe kalojnë pushimet atje. Po bjeshkët tona janë po kaq të bukura, nga Kukësi në Tropojë, nga Kalaja e Dodës në Alpe. Në jug ka bukuri të rralla natyrore.

Në Qershor kam bërë për herë të parë ecje në këmbë nga Lugina e Valbonës kam shkuar në Theth. Një bukuri përrallore. Turistët europian i dashurojnë këto bukuri të radha, sepse në fakt jo të gjithë duan thjesht të shkojnë të kalojnë një javë në plazh e në det, kanë dëshirë shumë prej tyre me shëtit, me shëtit malet. Për shembull ka shumë gjermanë, austriakë, polakë, çekë që i dashurojnë malet. Problemi është që ne nuk i kemi ofruar infrastrukturën e nevojshme. Po ti ofrojmë infrastrukturën në vend që të vijnë 10 do të vijnë 100, vitin tjetër do të vijnë 1 mijë, vitin tjetër do të vijnë 10 mijë. Pra, në radhë të parë t’jua kthejë, investimi i parë është rruga. Po s’pati rrugë s’ka asnjë gjë. Investimi i dytë është uji i pijshëm. Investimi tjetër është energjia elektrike. Dhe kur i bëjmë këto investime pastaj mbetet edhe t’ju mbështesim me kredi të buta me grande. Të gjitha këto para që hidhen në këtë mënyrë kthehen 10 fish sepse të gjithë turistët që vijnë, sjellin me vete paratë e tyre, sjellin me vete edhe reklamën për nesër. Ndryshim do të thotë të hapësh vende pune, të rritësh rrogat e njerëzve dhe kur të ndodhë kjo të jeni të sigurt që një nga pasojat më të mira për Kukësin do të jetë që rinia do ta mendojë dy herë para se me ik.”, -tha Basha.


Shtuar 2.04.2021 16:03