“Nuk është dramë”, Alibeaj flet për “rrokadën” dhe zbulon ç’ndodhi mes Bashës dhe Rushajt  

Kryetari i Partisë Demokratike bëri ndryshime në hierarkinë e drejtuesve të Partisë Demokratike.

Enkelejd Alibeaj nga nënkryetar i Kuvendit është tashmë kryetari i ri i grupit parlamentar të PD, duke zëvendësuar Alfred Rushajn. Pikërisht largimi i këtij të fundit u shoqërua me mister dhe shumë pikëpyetje.

I ftuar ne ABC Alibeaj nuk e cilësoi si dramë kalimin e tij në këtë post, ndërsa tha se Basha dhe Rushaj janë marrë vesh për largimin e tij.

“Nuk është dramë. Është bërë kalimi i një prej nënkryetarëve nga një pozicion në postin e kryetarit të grupit parlamentar. Në një konsent mes zotit Rushaj dhe Basha u bë ky kalim.

Për mua ishte surprizë sepse unë besoj për këdo që është në politikë besoj pak hije ka që çështjet që janë të brendshme të mos transferohen në platenë e Parlamentit. Do të besoja që aty të diskutohen ato që janë çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët. Një nga më kryesoret është përballja me qeverinë”, u shpreh Alibeaj./albeu.com/