Nuk e kishit parë më parë, ja si duket Mihrije Braha pa makijazh

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Mihrije Braha është aktive në rrjetet e saj sociale ku vazhdimisht poston foto dhe video.

Kësaj here këngëtarja ka befasuar fansat dhe ndjekësit e saj me një foto nga vetë ajo por kësaj here shfaqet natyrale dhe pa makijazh.

Përkundër moshës meqë tani është 54-vjeçare, ajo kujdeset vazhdimisht për paraqitjet e daljet publike.

Megjithëse rrallë është shfaqur e tillë, krijuesja e hitit “Ma kadal” mori komplimente të shumta nga ndjekësit.

Braha vitet e fundit ka qenë më pak e fokusuar në projekte muzikore, duke lënë më anash profesionin e këngëtares.

E njëjta po vazhdon punën me një emision bashkë me bashkëshortin e saj, Naim Abazin./albeu.com