Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, hëngri aksidentalisht kërpudha halucinogjene gjatë udhëtimit të saj në Pekin.
Janet darkoi në një restorant të quajtur In and Out që specializohet në ushqimin Yunnan, një kuzhinë popullore lokale nga një pjesë e Kinës jugperëndimore në kufi me Vietnamin, Laosin dhe Mianmarin.
Vizita e saj atje u bë publike kur një përdorues i ëeibo postoi në lidhje me të duke përdorur hashtagun që përkthehet si “Vakti i parë i Sekretares së Thesarit të SHBA-së Yellen në Pekin është junanez”. Më pas hashtag-u u bë viral, sipas Guardian.
Kur u pyet nga CNN për “përvojën e kërpudhave” që shkaktoi një furi në mediat sociale dhe rriti në mënyrë dramatike trafikun në zinxhirin e veçantë të restoranteve ku ai provoi pjatën lokale jian shou qing , Sekretarja e Thesarit e SHBA tha se ajo nuk e organizoi vaktin apo nuk e bëri vetë porosinë.
“Ishte një pjatë e shijshme me kërpudha. Nuk dija që këto kërpudha kishin veti halucinogjene. E mora vesh më vonë”, tha ajo. “Të gjithë i kemi shijuar kërpudhat, restorantin dhe askush nga ne nuk ka ndier efekte negative nga ngrënia e tyre, theksoi, duke shtuar se: “Kam lexuar që nëse kërpudhat janë gatuar siç duhet, që jam i sigurt se janë gatuar siç duhet në këtë restorant shumë i mirë, nuk kanë asnjë efekt”./albeu.com