“Nuk e dija që arma ishte e mbushur”, çfarë tha në polici vrasësi i 27 vjeçarit

“Nuk doja ta vrisja. E bëra pa dashje, nuk e dija që arma ishte e mbushur”,-kështu është shprehur Marius Dema, vrasësi i Mehmet Qemës.

Paraditen e sotme, Dema u vetëdorëzua në polici dhe pas dëshmisë është rikthyer në vendin e ngjarjes për të zbardhur dinamikën e krimit.

Ndërkohë, brenda lokalit është gjetur edhe një makineri qe prodhon bitcoin, monedhë vituale teksa mësohet se kanë qenë vetë të rinjtë që punonin me këtë makineri.

Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik.

Bashkë me Demën, u vetëdorëzua në polici dhe Frenkli Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të gjithë këta persona dhe viktima janë shokë me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ngjarja të ketë ardhur për shkaqe aksidentale, pasi mes tyre nuk ka pasur konflikt.

 


Shtuar 11.05.2021 12:16