“Nuk duroj dot gruan”, shqiptari i dënuar me arrest shtëpie në Itali kërkon të kthehet në burg

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në tali, ku një shqiptar i dënuar me masën e sigurisë “arrest shtëpie” ka kërkuar të kthehet në burg për shkak të gruas së tij.

Ai është paraqitur në komisariat dhe ka kërkuar nga autoritetet të kthejnë në burg pasi nuk duronte dot jetën në shtëpi pranë gruas së tij, thotë policia italiane.

30-vjeçari me banim në Guidonia Montecello, pranë Romës, “nuk mund të duronte jetesën me gruan e tij, dhe i indinjuar nga kjo situatë zgjodhi të largohej nga shtëpia dhe të paraqitej në komisariat për të kërkuar vuajten e dënimit në burg”, tha në një deklaratë për shtpy policia e Tivolit.

Personi kishte qenë në “arrest shtëpie” për disa muaj për vepra të lidhura me drogën, tha për AFP shefi i policisë së Tivolit, Francesco Giacomo Ferrade.

30-vjeçari u arrestua menjëherë për shkeljen e kushteve kufizuese dhe autoritetet gjyqësore urdhëruan transferimin e tij në burg./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 09:34