Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një grua ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tetovës ku gruaja maqedonase ka vrarë burrin e saj shqiptar me çekiç.
Mediat shkruajnë se 38-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga burri. E lindur në Prilep, ajo ka denoncuar disa herë në Polici dhunën nga bashkëshorti 48-vjeçar.
Edhe sot mësohet se bashkëshorti shqiptar e ka dhunuar atë, duke i shkaktuar plagë. Në kushtet e vetëmbrojtjes ajo ka marrë një i çekiç dhe e ka goditur, duke i shkaktuar edhe vdekjen.