Nuk do t’i mbani dot lotët! Dy berberët shqiptarë në Angli qethin kokën para pacientes me kancer (VIDEO)

Dy të rinj shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë bërë një veprim prekës që ka përlotur rrjetin mbarë.

Pronarë të një salloni në Angli, “Huntsman”, kanë qethur zero flokët e tyre pasi në sallon ka ardhur një zonjë e cila vuante nga kanceri për të qethur flokët.

Caroline Ross, pasi nisi të përballej me rënien e flokëve për shkak të sëmundjes së rëndë që po kalon, vendosi që të shkonte tek berberët “Huntsman” për t’i rruar tërësisht.

Pronari i sallonit Andi Bica bashkë me kolegun, të prekur nga gjendja jo e mirë e klientes, kanë qethur në mes të procesit flokët e tyre.

Ky gjest e ka prekur shumë zonjën e sëmurë e cila shpërthue në lot, ndërkohë pronari deklaroi se ai “I do njerëzit dhe ndaj po e bën këtë veprim”.

Veprim për t’u vlerësuar apo jo? /albeu.com/