Humbja e gjyqit në arbitrazh përballë sipërmarrësit Françesko Beketi sipas kryeministrit Rama nuk është fundi i përballjes gjyqësore. Në emisionin Të Paekspozuarit”, Rama tha se e ka një strategji për të shmangur dëmshpërblimin 110 milionë euro, por nuk tregoi detaje të saj. Sipas Ramës, Beketi do të detyrohet t’i paguajë Shqipërisë për dëmet që i ka shkaktuar.
Gjoba e Beketit, 110 milionë euro nga paratë e shqiptarëve janë humbur në një proces gjyqësor. Ju keni bërë deklarata kundër Beketit. Pra ju jeni përgjegjësi
E para e punës, televizioni në fjalë nuk i ka bërë opozitë shtetit. Të tjerë i kanë bërë më shumë. Është një temë e rëndësishme, pasi Meta, Sali kanë vënë shumë shpresë te ku marifetçiu në këto zgjedhje, duke e përdorur pa pushim. Ato 110 milionë ai nuk ka për ti marrë kurrë. Kjo nuk ka mbaruar. Se si nuk e them dot tani sepse është ndërtuar strategjia. Po ju them një gjë dhe mbajeni. Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve, në rrugë gjyqësore.
Si do ta bësh këtë?
Është strategji e skuadrës që ne kemi për këtë punë. Kemi një skuadër ekspertësh avokatësh. 110 milionë eurot e shqipotarëve ai duhet ti harroij se nuk ka për ti marrë. Ne kemi pasur 4 gjyqe, kemi fituar tre. Ky I ka marrë para edhe Deutche Bank, edhe ENI-t. për hir të së vërtetës, mbase do ta kujtosh që ajo ishte një ndërmarrje ku u rekrutuan gazetarë me rroga marramendëse. Kjo ishte e vetmja gjë.
Ta kuptoj sikletin. Ti nuk e mbaje dot se tepsia që kërkonte Beketi ishte aq e madhe. Si mund të thotë sekretariu
Është bisedë e nxjerrë jashtë kontekstit.
Unë nuk jam nga ata që besoj se Edi Rama ndan paratë meë Beketin. Por ai këto para I ka marrë.
Ai do marrë nga ato 110 milionë euro aq sa mund të marrë ky televizioni juaj modest nga fondi I CNN.
Po flet me teori konspirative
Nukpo flas. Lëvizjet e shahut nuk tregohen, bëhen. Po të them që kjo nuk ka mbaruar, surpriza për të do të jetë shumë e madhe.
Kalojmë te Kel Joti
Nuk merrem me këto. Edhe mua mund të më nxjerrin nga konteksti.
Këto dy momente…
E kupton sa qesharake janë?
Këta dhe këta që ke rreth e qark, të lexojnë. Erion Veliaj dërgon mesazhe të tilla të panumërta.
Cdo mesazh që dërgoj, e dërgoj me vetëdijen se do të dalë te Radio Londra. Unë po të them që ai nuk do të marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit shqiptar. Ai dëmet që na ka bërë do t’i shlyejë.