“Nuk del i gjallë nga studio pa më dhënë lekët”, përplasje e fortë në studio për garazhin 370 metra katrorë

Një debat i ashpër është zhvilluar në “shihemi në gjyq” mes dy personazheve Ilirit dhe Lavdoshit.

Konflikti ka ardhur si pasojë e mosdakordësisë mbi pronësinë e një garazhi 370 metra katror, për të cilën Iliri pretendon se ka bërë një marrëveshje para 10 viteve me ndërtuesit e objektit.

Debati i plotë:

Ilir: Po nuk janë 10 metra, janë 370 metra. Është një pasuri, një pronë e tërë, një jetë të tërë kemi punuar në emigrim. Tani të vijë ky, se kush ia ka marrë andej, se ç’ka bërë, se çfarë marrëveshjeje ka bërë…

Kontrata mes ndërtuesve dhe Ilirit është prishur dhe firma i thotë që për këtë pronë duhet ta paguajë ai Ilirin dhe jo t’ia kthejë ajo paratë. Lavdoshi ka paguar gjysmat e tyre, ndërsa pjesën tjetër ende jo, edhe pse kanë kaluar 10 vjet.

Lavdosh: Ku janë letrat, letrat i bëre ti.

Ilir: Gjeji letrat, kush ta ka marrë.

Lavdosh: Janë letra ato që më keni dhënë mua, më mashtruat mua.

Ilir: Unë kam llogari me Lavdosh Merajn.

Lavdosh: Mua më ke sjellë gabimisht.

Ilir: 25 milionë lekë, nuk kam ardhur fare gabimisht, kam ardhur me të drejtë.

Lavdosh: Harroje se nuk të jap lekë, gjallë në botë.

Ilir: Ti do t’i japësh dhe me interesa.

Lavdosh: Lekë nuk ka. Harroje po të them.

Ilir: Nuk del i gjallë që këtu nga salla sot.

Lavdosh: Do dal, si kokrra e mollës kam për të dalë.

Ilir: Do dalësh me firmë te Eni aty, 45 milionë lekë./albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 20:17