Nora kush? Robert Berisha ia vë syrin Albana Osmanit e ia thotë publikisht: Nuk je më beqare! (FOTO LAJM)

Albana Osmani është padyshim një ndër moderatoret më simpatike në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Albana vazhdon të jetë aktive në rrjetet e saj sociale, si dhe në projekte të ndryshme kulturore.

Prej shumë kohësh tashmë, Osmani ka deklaruar se është beqare dhe se është fokusuar tek karriera e saj?

Por çfarë po ndodh mes saj dhe Robert Berishës?

I përfolur aq shumë për ndarjen e bujshme me Nora Istrefin, Robert Berisha bëri lëmsh dynjanë kur deklaroi mes thashethemeve se “ai dhe Nora nuk ishin ndarë kurrë…”

Por menjëherë pas deklaratës së fortë të Norës ku e quante atë vetëm “babain e Reneeas” duke konfirmuar ndarjen përfundimtare mes tyre, moderatori ka

bërë lëvizjen e radhës.

Në një foto të hedhur nga Albana Osmani ku pyet ndjekësit se “pse është akoma beqare”, Berisha i shkruan haptasi; “nga sot nuk je më!”

Ky flirtim i hapur është marrë me pozitivitet nga ana e moderatores Osmani e cila ka reaguar vetëm me disa të qeshura.

Mos ndoshta mes tyre po ndodh vertet diçka?

 

 

 

 


Shtuar 4.09.2021 11:54