Nora Gjakova në finale, Kosova siguron medaljen e dytë olimpike

Nora Gjakova ka shkuar në finale e Lojërave Olimpike që do të thotë një medalje e dytë për Kosovën është e sigurt.

Nora garon në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti japonezen Tsukasa Yoshida.

Kjo do të jetë medalja e dytë për Kosovën në “Tokio 2020”, pas asaj të artë që e fitoi Distria Krasniqi të shtunën.

Është pjesëmarrja e dytë e Kosovës në ngjarjen më të madhe sportive. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 10:54